
Nga Gëzim Basha
Bujar Nishani, në rolin e përhershëm të marionetës, kërkon largimin e Lulëzim Bashës si shkaktar i 4 humbjeve elektorale të PD-së.
Ajo çka thotë Nishani (me urdhër të Berishës) besohet gjerësisht—Lulzim Basha është simbol i dështimit politik—por Nishani prapë mbetet i pabesueshëm.
Duket se ka nisur intriga e rradhës, por skenari i Berishes për të emëruar një kryetar tjetër duke përdorur masha të pështira si kapter Bujari, do ta shkërmoqte përfundimisht PD-në!
Lulëzim Basha, i paaftë për ta sjellë PD-në në pushtet, ka megjithatë një mundësi të madhe përpara për të mos mbetur një dështak, i përhershëm dhe qesharak: ti hapë rrugë riformatimit të Partisë që i priu nga humbja në humbje duke izoluar Sali Berishën dhe shegertët e tij si Nishani & Co.
Shembujt e lëvizjeve të ngjashme nuk mungojnë.
Në vitin 2005, Likud Party në Israel, largoi themeluesin e vet, Ariel Sharon i cili ju bashkua Kadima Party. U desh largimi i Sharonit që të konsolidohej lidershipi i Benjamin Netanjehut brenda partisë.
Ashtu si Sharoni Kadimës, Berisha mund ti bashkohet LSI-së duke u ndjerë komod në shoqërinë e fqinjëve të tij tek Gjiri i Lalëzit. Aty, me Ilirin dhe Monikën, mund ta kaloje pleqërine me lexim filxhanash, sy perpjete nga frika e ndonjë “rakete.”
Largimi i Berishës mund të lehtësojë riformatimin demokratik të PD-së, por nuk lehteson Bashen. Per te eshte shume vone!