Skenare….skenare…!

Nga Gëzim Basha

Bujar Nishani, në rolin e përhershëm të marionetës, kërkon largimin e Lulëzim Bashës si shkaktar i 4 humbjeve elektorale të PD-së.

Ajo çka thotë Nishani (me urdhër të Berishës) besohet gjerësisht—Lulzim Basha është simbol i dështimit politik—por Nishani prapë mbetet i pabesueshëm.

Duket se ka nisur intriga e rradhës, por skenari  i Berishes për të emëruar një kryetar tjetër duke përdorur masha të pështira si kapter Bujari, do ta shkërmoqte përfundimisht PD-në!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lulëzim Basha, i paaftë për ta sjellë PD-në në pushtet, ka megjithatë një mundësi të madhe përpara për të mos mbetur një dështak, i përhershëm dhe qesharak: ti hapë rrugë riformatimit të Partisë që i priu nga humbja në humbje duke izoluar Sali Berishën dhe shegertët e tij si Nishani & Co.

Shembujt e lëvizjeve të ngjashme nuk mungojnë.

Në vitin 2005, Likud Party në Israel, largoi themeluesin e vet, Ariel Sharon i cili ju bashkua Kadima Party. U desh largimi i Sharonit që të konsolidohej lidershipi i Benjamin Netanjehut brenda partisë.

Ashtu si Sharoni Kadimës, Berisha mund ti bashkohet LSI-së duke u  ndjerë  komod në shoqërinë e fqinjëve të tij tek Gjiri i Lalëzit. Aty, me Ilirin dhe Monikën, mund ta kaloje pleqërine me lexim filxhanash, sy perpjete nga frika e  ndonjë “rakete.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Largimi i Berishës mund të lehtësojë riformatimin demokratik të PD-së, por nuk lehteson Bashen. Per te eshte shume vone!