“Ti nuk e ke luksin të qëndrosh në shtëpi”

Nga Astrit Patozi 

Voto me zemër, por duke vënë në punë arsyen. Zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, për të cilën emocionet zgjasin vetëm 90 minuta. Ato janë një lojë shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet.

Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot fanatikët e partive, jo vetëm për faktin se janë pak. Por mbi të gjitha se ata kryesisht janë masha e kryetarëve të përjetshëm për ta ruajtur të paprekur mbretërinë e korrupsionit, arrogancës, padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin.

Sado i mërzitur të jesh me kënetën politike, nuk e ke luksin të qëndrosh të shtëpi. Ti nuk mund t’ua dorëzosh të ardhmen e familjes tënde atyre, që do të gëzohen nga mungesa jote në zgjedhje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndiq bindjen tënde dhe do të kuptosh se 3 të parët, që sundojnë prej shumë vitesh Shqipërinë, janë njësoj.
Ndaj voto numrin 4, Bindjen Demokratike!