Nga Astrit Patozi 

Edi Rama paska thënë se do të bashkojë Tiranën me Durrësin dhe për këtë u dashka që ai të bëhet pak durrsak në këto zgjedhje.

A thua se kjo bëhet me ndonjë vendim qeverie dhe nuk është iniciativa e lirë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe bëjnë biznes prej 30 vjetësh në zonën më të populluar të Shqipërisë.

Përkthimi, në fakt, nuk është kaq i vështirë. “Rilindja” duket që nuk i ka punët mirë në Durrës, por ai po do që të këtë na e shesë si sakrificë të vetën për kombin. Nuk ka nevojë të lodhet kaq shumë, se ia njohim “nderin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kjo është një tjetër provë e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe kështu do të vazhdojë deri më 25 prill.

Ata kanë hapur thesin e premtimeve dhe të gënjeshtrave me ngjyra dhe nuk do të ndalen deri në ditën e fundit të fushatës. Me shpresën se do të na e hedhin edhe kësaj radhe.

Edhe ata të tjerët nuk do të mbeten mbrapa, sepse të njëjtës racë u përkasin. Ndaj edhe duhen refuzuar si një paketë mashtruese më 25 prill.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";