20-vjeçarja në Greqi u vra nga një shqiptar

Identifikohet një nga autorët e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, gjatë një grabitjeje. Siç shkruan media greke “Espresso”, bëhet fjalë për një kriminel të njohur shqiptar, që ishte dënuar për vrasje në tentativë, organizatë kriminale, grabitje dhe një mori krimesh të tjera.

 

Ai ishte liruar së fundmi nga burgu. Autoritetet greke ranë në gjurmët e tij pas përshkrimit që burri i Caroline dha për grupin hetimor. Ai e përshkroi autorin e dyshuar si një njeri shtat-shkurtër dhe me ngjyrë të errët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëshorti i 20-vjeçares pritet të japë një tjetër dëshmi, që do të sigurojë për grupin hetimor të tjera detaje që mund të çojnë në arrestimin e tre grabitësve gjakftohtë. Ata e mbytën të renë pranë foshnjes së saj.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";