
Hedhja e mjeteve piroteknike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve ka shkaktuar disa të lënduar në Kosovë.
Si pasojë e fishekzjarreve, kanë marrë dëmtime shtatë persona, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, një person tjetër raportohet se është plagosur nga një plumb qorr.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, u shpreh mjeku i Urgjencës Kombëtare të Kosovës, Agron Çitaku.