
Mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve kundër caqeve ushtarake në ish-Jugosllavi, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet ajrore u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.
23 vjet më pas, kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë solemne për të përkujtuar ngjarjet që do të cconin venin drejt pavarësisë.
Përmes një video mesazh, gjenerali amerikan, Ëesley Clark, atëkohë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, deklaroi se NATO bëri gjënë e duhur për popullin e Kosovës.
WESLEY CLARK
GJENERAL
Advertisement
“Jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë për demokratizmin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se lufta në Ukrainë po rikonfirmon se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e drejtë.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER, KOSOVE
Advertisement“Serbia edhe 23 vjet pas luftës nuk kërkon falje për krimet që ka kryer në Kosovë. Në vend që t’i hapë arkivat shtetërore që do të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjeocidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardime”.
23 vjet pas ndërhyrjes, rreth 4 mijë trupa të KFOR-it janë vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.