
Greqia numëron tre të vdekur nga kalimi i motit të keq “Medea”. Një 73-vjeçar humbi jetën sepse nuk përdori dot bombulën e oksigjenit pas ndërprjerjes së energjisë elektrike.
Viktima mbetën po ashtu një 80-vjeçar dhe një 56-vjeçar.
80-vjeçari u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në një fshat të largët sepse ishte bllokuar nga dëbora.
Advertisement
“Medea” ka goditur Greqinë në ditët e fundit, duke lënë disa fshtra pa energji elektrike dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Advertisement