
Një grua 55-vjeçe është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në Egaleo, Greqi.
Nëna e dy fëmijëve u gjet e masakruar me thikë. Autoritetet greke u lajmëruan nga djali i viktimës. Raportohet se 20-vjeçari që mori në telefon policinë vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje djalin tjetër të të ndjerës.
Vijojnë hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Advertisement