Babai i vajzës 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht dje në një aksident në Nikea të Greqisë, fal shoferin e kamionit që përplasi për vdekje të bijën.

 

“Unë e fal shoferin; nuk e di nëse edhe ai ka fëmijë. Ajo ishte një engjëll, vajza ime e vogël ishte aq e bukur sa Zoti e donte pranë tij”, tha babai i 7-vjeçares.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa mezi mbushej me frymë për shkak të dhimbjes së madhe, ai kërkoi ndjesë për faktin se nuk mund t’i dhuronte organet e fëmijës për arsye mjekësore.

 

“Iu kërkoj shumë falje prindërve, pasi  nuk mund t’i ndihmoja fëmijët e tyre. Mjekët më thanë se vetëm kur një person intubohet mund të dhurojë organe. Unë doja të ndihmoja njerëzit. Vajza ime u shndërrua në një engjëll. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se do të isha në një pozitë të tillë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me urdhër të prokurorit, shoferi i kamionit u la i lirë, ndërsa hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit vazhdon.