
Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh, pasi vizitoi në spital të lënduarit si pasojë e aksidentit të një autobusi kosovar që po vinte nga Frankfurti në Prishtinë, deklaroi se 15 persona të në gjendje të rëndë. Mes tyre është edhe një vajzë e mitur.
Berosh bëri të ditur se 69 persona, ndër to 67 pasagjerë dhe dy shoferë u përfshinë në aksident.
Shkak i daljes së autobusit nga rruga dyshohet se ka qenë përgjumja e shoferit.
Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç e cilësoi këtë aksident më të rëndin që kishte parë ndonjëherë.
Nga ana tjetër, Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, tha ambasada po bën çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë.
“Ata ishin bashkombasit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushimet në Kosovë. Kompania që po bartte pasagjerët ishte nga Gjakova dhe po shkonte nga Prishtina në Frankfurt.”