Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë nga Kosova, mes tyre 6 fëmijë

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është përfshirë në një aksident në Bullgari.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave bullgare, autobusi është përplasur me një kamion të ndaluar me dru.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shoferi i kamionit kishte ndaluar pasi një pemë kishte rënë në rrugë. Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin.

 

Drejtuesi i autobusit është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, 29 nga pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë fatmirëishtnuk jan lënduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";