
Në seancën e jashtëzakonshme, kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se kush do të bëjë pjesë në kabinetin e tij.
Qeveria e tij pritet të ketë tre zëvendëskryeministra, dy prej të cilëve janë gra.
Gjatë fjalës së tij, Kurti renditi prioritetet dhe planet e qeverisë së tij, ku theksoi se gjatë ditëve në vijim do të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID. Një nga objektivat është edhe sigurimi i vaksinave sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Brenda vitit synojmë imunizimin e popullsisë”, deklaroi Albin Kurti.
Sa i përket gjendjes në arsim, ekonomi, drejtësi dhe shëndetësi, ai u shpreh se këto fusha kanë nevojë për reforma.
Emrat e kabinetit qeveritar në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.
Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.
Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka