Këtë të enjte do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së për të konfirmuar zyrtarisht kryetarin Dimitar Kovaçevski si kandidat për kryeministër të ri në Maqedoninë e Veriut.

 

Pas konfirmimit e tij, Kovaçevski do të ketë një periudhë kohore prej 20 ditësh për të formuar qeverinë e re, ndërsa seanca për votimin e saj do të caktohet në gjysmën e dytë të janarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kabineti i ri pritet të ketë mbështetjen e 64 deputetëve pas marrëveshjes me partinë shqiptare “Alternativa” .

 

Afrim Gashi, deklaroi se partia e tij është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

AFRIM GASHI

KRYETAR I “ALTERNATIVA”, MV

 “Ne kemi qenë një parti e cila ka tentuar ta bëjë një shumicë të re, nuk ka ndodhur ajo dhe kjo ka qenë e provokuar prej një partie tjetër, kur nuk ndodhi ne u gjetëm si alternativë e ftuar si çelësi që mund ta zgjidh këtë krizë. Ashtu ndodhi, me hyrjen tonë në qeveri u pastruan këto dilema, kemi një shumicë të re me 64 deputetë dhe shteti po sheh drejt vitit 2022 në tentativat që t’i zgjidh këto krizat energjetike e shëndetësore por ajo që është shumë e rëndësishme është që jemi shumë afër hapjes se negociatave me BE-në, janari, shkurti apo fillimi i marsit janë muajt që vërtetë janë shumë vendimtarë për ne, çelja e negociatave për ne do të ishte një lajm brilant.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sipas Gashit, do të jenë fokusi i Alternativës gjatë qeverisjes së re.

 

“E para është çështja e gatishmërisë, ka të bëjë me një çështje që është shumë vendimtare për shqiptarët e Maqedonisë, dhe ajo ka të bëjë me masat e montuara politike apo ne kemi quajtur ‘masat e implikuara politikisht’, janë disa raste që me dekada sillen nëpër gjykata të Maqedonisë, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar si të tilla për shkak se kemi gjykuar që ka elemente politike dhe të montimit politik në ato raste, rastet ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, rasti i Albinit të vogël dhe rasti i Rexhai Qerimit, rastet që ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian, Qeveria e Maqedonisë që të dërgohen një grup i ekspertëve të hulumtojnë dhe hetojnë rastet”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në kabinetin e ri pritet të qeverisin LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Alternativa. Kjo e fundit do të drejtojë ministrinë