
Senati amerikan konfirmoi emërimin e ambasadorit të ri të shteteve të bashkuara në Kosovë.
Xhefri Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të kombeve të bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Advertisement
Muajin e kaluar, në një seancë dëgjimore para komitetit të senatit për marrëdhënie me jashtë, Hovenier ka thënë se, nëse konfirmohet në postin e ambasadorit, ai do të ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një kosovë sovrane dhe demokratike.
Diplomati i lartë është nominuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në muajin korrik dhe do të zëvendësojë ambasadorin e deritanishëm, Philip Kosnett.
Advertisement