Ambasadorja amerikane në OKB takohet me ministren e Jashtme të Kosovës, SHBA: Zbatoni marrëveshjen

Uashingtoni i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë sa më parë marrëveshjen e arritur në Ohër. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, në një takim në Nju Jork me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cilësoi marrëveshjen si historike dhe ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

MISIONI I SHBA-SË NË OKB

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësor”

 

Shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadorja e SHBA theksuan edhe njëherë angazhimin për partneritetin e qëndrueshëm midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë qenë në vëmendje të bisedimeve edhe në Bruksel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfaqësuesi Special për dialogun n, Miroslav Lajçak, diskutoi me deputetët e Parlamentit Europian nga radhët e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve për zhvillimet e fundit. “Patëm një diskutim produktiv mbi zhvillimet rreth dialogut”, shkroi Lajçak në Twitter.