minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arrestohet agresori serb/ Sveçla: Terrorizoi banorët dhe sulmoi ushtarët e NATO-s në veri 

0
Arrestohet agresori serb/ Sveçla: Terrorizoi banorët dhe sulmoi ushtarët e NATO-s në veri 

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një nga organzatorët e sulmeve ndaj pjestarëve të KFOR-it, gjatë  protestës së dhunshme të 29 majit në komunën e Zveçanit.

 

XHELAL ZVEÇLA

 

Advertisement

MINISTER I BRENDSHEM I KOSOVES

 

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.”

 

Advertisement

Ministria e Brendshme  bën me dije se gjatë arrestimit të tij janë sulmuar edhe tre pjestarë të forcave të policisë së Kosovës. Por ministri Zveçla ka paralajmëruar se të gjithë ata që kanë cënuar sigurinë do të përballen me ligjin.

 

Më herët gjatë mëngjesit një incident tjetër u shënua në komunën me shumicë serbe të Leposavicit.

 

Advertisement

Ministri infrastrukturëes Liburn Aliu u sulmua me vezë dhe bojë nga protestuesit serbë teksa vizitoi në zyrën e tij kryetarin shqiptar të komunës, Lulzim Hetemi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit