
Policia e Kosovës arrestoi këtë të martë disa aktivistë të Parisë Socialdemokrate, të cilët kishin organizuar një protestë.
Blutë kanë vënë në pranga edhe kreun e kësaj parti Dardan Molliqajn, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Qëllimi i protestës së PSD-së ishte kundërshtimi i vendimit për të dënuar qytetarët që nuk zbatojnë masat kufizuese kundër koronavirusit, ndërsa partive politike po iu lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.
Advertisement