
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri, është arrestuar në shkup për keqpërdorim të detyrës.
Policia e prangosi zyrtarin e lartë, pas vendimit te gjykatës themelore, e cila dha ndaj tij, masën e arrestit me burg per 30 ditë.
Advertisement
Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në një kontratë për shërbime konsulence.
Nga muaji prill 2021 e deri në janar 2022, Zeqiri lidhi një kontratë për shërbime konsulence pa ndjekur procedurat e prokurimit publik. Vlera e saj ishte 940 mijë euro, dhe sipas prokurorisë ajo tejkalonte me 140 mijë euro shumen e paracaktuar.
Advertisement