minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Automjeti me municion luftarak/ Kurti: Serbia punon për destabilizimin e situatës

0
Automjeti me municion luftarak/ Kurti: Serbia punon për destabilizimin e situatës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me municionin luftarak që u gjet një ditë më parë në një automjet me targa serbe.

 

Kurti shprehet se bëhet fjalë për një organizim terrorist, ndërsa automjeti është pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë.

 

Advertisement

Ai gjithashtu shton se municioni i gjetur është prodhim serb dhe granatat e dorës janë përdorur edhe gjatë tensioneve në veri.

 

 “Mbrëmë, Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake. Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”, thotë ai.

 

Advertisement

Sipas tij, kjo tregon qartazi se Serbia dëshiron përshkallëzim e situatës përmes sulmeve terroriste.

 

“Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara. Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.  Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

 

Advertisement

Ditën e premte, Policia e Kosovës ndaloi një automjet me targa serbe në të cilën u gjet një sasi e madhe municioni luftarak.

 

Ndërkohë, Beogradi zyrtar e konsideron situatën si të stisur nga autoritetet e Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit