
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi qëlloi me armë në drejtim të djalit të tij. Incidenti ndodhi në Rahovec.
Në momentin kur efektivët i vunë prangat, mësohet se autori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nën ndikim të alkoolit.
Advertisement
Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.