BE-Serbisë: Tërhiq trupat nga veriu i Kosovës, grumbullimi i ushtrisë në kufi, i rrezikshëm

Pas SHBA-së edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë ta ndalë menjëherë vendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat.

 

JOSEP BORRELL

PERFAQESUESI I LARTE I BE-se

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësues. Kjo duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend për grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen“.

 

Borell tha se pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe dy vendet t’i kthehen dialogut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JOSEP BORRELL
PERFAQESUESI I LARTE I BE-se

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve“

 

Më herët Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mirëpriti deklaratën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe i kërkuan Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Osmani tha se Uashingtoni gjithmonë qëndron pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

VJOSA OSMANI 
PRESIDENTE E KOSOVES

“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Joe Bidenit kundër planeve të Serbisë .SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet, për të shmangur destabilizimin e Kosovës dhe për të ndaluar planet që synojnë të minojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm  Anthony Blinken, deklaroi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Blinken dhe Vuçiç diskutuan për marrjen e masave të menjëhershme për  të ulur tensionet në  veri të Kosovës.