
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke i kërkuar njohjen reciproke me Kosovën.
Shtetet e Bahskuara janë të përkushtuara në marrëdhënien tonë afatgjate. Në ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, të qëndrueshme, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Qëllimi afatgjatë i SHBA-ve është që ta shohë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje, fokusuar në njohjen reeciproke”, shkruan Blinken.
Letrën e marrë nga Vuçiç, Blinken e ka bërë publike për mediat vendase, por nuk e komentoi kërkesën lidhur me Kosovën.
Advertisement
Ndërkohë, kujtojmë se në muajin shkurt, president amerikan, Joe Biden i bëri të ditur Vuçiç se qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja reciproke.