Pas takimit me ministrat e jashtëm  të BE-së shefi i diplomacisë se unionit, Joseph Borell, ka deklaruar se shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shihet progres në shtensionmin e situatës.

 

“Të dyja  palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu. Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka theksuar se  masat që do të marrin shtetet anëtare do të jenë politike dhe financiare.

 

“Mund të konsiderojmë masat politike për të limituar kontaktet politike, e masa financiare po ashtu. Duhet të jenë masa proporcionale dhe të kthyeshme”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borrell ka insistuar se duhet të mbahen  zgjedhje të reja në katër komunat veriore, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës.

 

“Jemi pajtuar se nuk mund të kemi kryetarë në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s, kryetar me tre për qind të votave. Nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Duhet të zëvendësohen ata nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Për këtë janë pajtuar te dyja palët, por duhet pjesëmarrja e serbëve, përndryshe do të kemi një situatë të njëjtë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ka qenë njëra ndër temat kryesore për të cilat kanë diskutuar ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.