
Greqia nuk ka ndryshuar ende qëndrim mbi pavaresinë e Kosovës.Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,gjatë një interviste për mediat beri të ditur se athina zyrtare mbështet dialogun mes Kosoves dhe Serbise dhe se kerkon normalizimin e marrëdhënieve në rajon.
NIKOS DENDIAS
MINISTER I JASHTEM GREK
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit. “
I pyetur nese e sheh njohjen e Kosovës si shkelje ligjore të Drejtës Ndërkombëtare,diplomati grek u përgjigj:
“ Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit në Qipro në vitin 1983. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”
Në lidhje me provokimet e Turqisë në Egje, Dendias theksoi se Greqia do të ketë një verë të qetë.