Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të Malit të Zi që do të shqyrtonte propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e Zv/kryeministrit Dritan Abazoviç dështoi pasi shumica e deputetëve nuk votoi për rendin e ditës që kishte në qendër këtë propozim.

 

Zoti Krivokapiq kishte propozuar emërimin e ministrit Milojko Spajiq në vend të zotit Abazoviç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm 20 nga 77 deputetë votuan pro shqyrtimit të propozimit, 11 votuan kundër, ndërsa 46 deputetë abstenuan. Kundër rendit të ditës ishin edhe deputetët e “Malit të Zi Demokratik,” e cila ishte në bashkëqeverisjen e Malit të Zi.

 

Deputetët e opozitës si dhe ata të koalicionit qeverisës “E Zeza mbi të bardhë” dhe Partisë Popullore Socialiste, abstenuan. Rendi i ditës u mbështet vetëm nga deputetët e Frontit Demokratik dhe deputetët e së djathtës së Malit të Zi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministri Dritan Abazoviç ishin të pranishëm në seancë.

 

Kryeministri Krivokapiç e kishte propozuar shkarkimin e Zv/kryeministrit Abazoviç me arsyetimin se ai kishte penguar shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Propozimi im për shkarkimin e Abazoviçit mund të ishte iniciuar më herët. Megjithatë, nuk kam dashur të filloj procesin në të cilin ai do të shpallej fajtor deri në momentin e fundit,” theksoi Krivokapiç.

 

Ai pretendon se Zv/kryeministri Abazoviç, Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç dhe shefi i policisë Zoran Brgjanin donin të pengonin shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije më 5 shtator të vitit të kaluar në Cetinje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parlamenti do të mblidhet sërish nesër për dy seanca të jashtëzakonshme. Në të parën deputetët duhet të vendosin për shkurtimin e mandatit të parlamentit të Malit të Zi, kurse një orë më vonë do të vijojë seanca e dytë ku do të debatohet nisma për votëbesimin ndaj qeverisë aktuale të Malit të Zi dhe formimin e qeverisë së pakicës./ Voa