
Shkon në 14 numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një spital në Maqedoninë e Veriut ku trajtoheshin të infektuarit me koronavirus. Në mesin e viktimave nuk ka punonjës nga stafi mjekësor.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se për identifikimin e disa viktimave, duhet të bëhen analiza të ADN-së.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, sqarohet në njoftimin e Prokurorisë.