
Tashmë është zyrtare; tenisti serb Novak Xhokoviç do të marrë pjesë në Australian Open, edhe pse i pavaksinuar.
Numri 1 në botë për momentin, më herët kishte refuzuar të tregonte statusin e tij të vaksinimit, përkundër rregullave te vendosura nga organizatorët.
Ai kishte lënë të nënkuptohej se nuk ishte vaksinuar dhe nuk do të vaksinohej për të marr pjesë në Australian Open .
Kjo kishte ngritur shume shqetësime tek tifozët e këtij sporti dhe tek fansat e tij.
Por duket se organizatorët e këtij eventi kanë bërë një hap pas, duke i siguruar tenistit një leje speciale udhetimi për në Australi me qëllimi pjesmarrjen në Grand Slam.
Lajmi është bërë i ditur nga vet sportisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Tenisti serb shihet si favorit i këtij turneu dhe pjesmarrja e tij do të lumturonte fansat e këtij sporti.