
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi duke nisur nga data 02 janar 2022.
Ne komunikate behet e ditur se nga kjo date do te lejohet të kalohet kufiri:
1. Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
2. Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.
Ministria shpjegon se ne baze te ketyre rregullave ne Malin e Zi pas dates 2 janar nuk do te lejohet hyrja vetem me test negativ sikurse eshte deri tani.