
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian Mirosllav Lajçak është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas bisedës, Lajcak bëri të ditur në rrjetet sociale se duhet të gjendet një zgjidhje urgjente për normalizimin e situatës në veri të Kosovës.
Advertisement
Ai nënvizon se çdo përshkallëzim apo akt dhune, është i papranueshëm.
Lajçak sqaron me tej se në fokus të takimit ishte vendimi për targat dhe pasojat që ka sjellë zbatimi i tij. Diplomati europian vëren se është koha për një marrëveshje që do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në terren.
Advertisement