
Dy persona vdiqën nga vala e nxehtësisë në Puglia në ditët e fundit.
Në rajonin e Italisë temperaturat arritën deri në 40 gradë dhe për shkak të vapës, Camara Fantamadi dhe Antonio Valente humbën jetën teksa punonin.
Advertisement
Njëri prej tyre po shpërndante fletushka në pikun e vapës, kurse tjetri u asfiksua nga i nxehti teksa punonte në një kantier ndërtimi.
Për këtë arsye, Guvernatori i Puglias, Michele Emiliano ka urdhëruar që të ndalet puna në kushtet e ekspozimit të zgjatur në diell, nga ora 12.30 deri në 16.00. Urdhri do të jetë në fuqi deri më 31 gusht 2021.
Advertisement