
Një 8-vjeçare u bllokua për 70 minuta në një derë metalike të një fabrike në Keratsini të Greqisë.
E mituar ka tentuar të hyjë në ambientet e kompanisë, që ndodhet në zone dhe për pasojë ka mbetur e bllokuar në një derë elektrike metalike dhe ka humbur jetën.
Advertisement
Mediat fqinje kanë treguar momentin kur trupi i vogëlushes mbeti në mes të derës.
Për familjen është mister fakti se si vajza e vogël ka mbërritur në fabrikë dhe si është mbyllur dera.
Advertisement
Për këtë ngjarje është arrestuar një person, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Po ashtu, janë shoqëruar edhe nëna dhe gjyshja e të miturës.