
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Prishtinë. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e një hotel. Policia njofton se kanë mbetur të plagosur dhe dy të tjerë, nga lëndime të marra nga një mjet prerës.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia e Prishtinës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.