EMRAT/ Këta janë politikanët shqiptarë që votuan kundër në kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kishin deklaruar se nuk do ta votonin kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, transmeton Albeu.com.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e Hritjan Mickoskit ishte dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

E Majta, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti nuk votoi as sot për Kryeministër, Talat Xhaferin.

Arsyet e mosvotimit nga opozita shqiptare janë të ndryshme, megjithatë, edhe pse po votohej kryeministri i parë shqiptar, këta deputetë nuk arriten të tejkalojnë mosmarrëveshjet politike të ditës, duke kaluar në histori si deputetët të cilët nuk votuan një shqiptar për kryeministër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputetët shqiptar të opozitës në parlament, që nuk votuan Talat Xhaferin për kryeministër janë:

Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.