
Turqia do të fillojë të transferojë 10 milionë metra kub gaz natyror në ditë nga Deti i Zi,në tremujorin e parë të vitit 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhytjes dhe saldimit të tubit të parë në det për gazsjellësin e ri.
RECEP TAYYIP ERDOGAN
PRESIDENT, TURQI
“Në tremujorin e parë të vitit 2023 do të kemi transferuar në sistemin tonë kombëtar 10 milionë m3 gaz natyror, sasia që do të prodhohet në fazën e parë. Shpresojmë që fusha gazmbajtëse «Sakarya» të arrijë kulmin e prodhimit në vitin 2026. Ne synojmë ta rrisim kapacitetin tonë të prodhimit ditor të gazit në 40 milionë m3 përmes 40 puseve që do të shpohen në këtë fushë”
Advertisement
Transmetimi i parë i gazit është planifikuar të behet përmes një tubacioni nënujor 150 kilometra të gjatë. Kreu i shtetit turk e ka cilësuar këtë projekt si historik .
RECEP TAYYIP ERDOGAN
AdvertisementPRESIDENT, TURQI
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë në një mënyrë të shumëanshme derisa ta bëjmë Turqinë një vend që ka zgjidhur plotësisht problemin e sigurisë së furnizimit me energji. Është e rëndësishmepër vendin tonë të bëjmë një zbulim të tillë historik me pajisjet tona.”
Turqia aktualisht ka tre anije shpuese, operojnë në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe.