Në një intervistë për zërin e Amerikës ish-komandanti i  lartë i Natos, gjenerali  Uesly Clark  i cili drejtoi  fushtatën e bombardimeve  kundër Serbisë në vitin 1999 deklaroi se sulmi në veri  të Kosovës  rrezikon qendrueshmërinë në Ballkan.

 

WESLY CLARK

ISH-KOMANDANT I LARTË I NATO-s

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Para së gjithash, është një tragjedi për të gjitha palët dhe është një problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan. Duhet të përbëjë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa dalin në pah detajet e incidentit.  Ajo që është më shqetësuese për mua është se pas incidentit, rezultoi se kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990 dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese.”

 

Klark theksoi se duhet te kete një reagim më të fortë kundër dhunës në Kosovë. Në lidhje me situatën ai akuzoi drejtperdrejte edhe  Rusinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

WESLY CLARK

ISH-KOMANDANT I LARTË I NATO-s

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“KFOR duhet të veprojë me forcë kundër dhunës në Kosovë, kudo qoftë apo ndaj palëve që ushtrojnë dhunë. Për Rusinë nxitja e trazirave në Kosovë, duke përdorur Serbinë si agjent të saj, do të ishte ekuivalenti i një sulmi të thellë të luftës hibride. Rusia do të dëshironte të shihte paqëndrueshmëri më të madhe në Ballkan, një shpërqendrim për NATO-n, me pretekstin se demokracia nuk funksionon. E gjitha është pjesë e një axhende që po ndiqet nga të paktën disa elementë në Beograd.”

 

Sipas Clark kjo situatë në veri të Kosovës do të ndikoje negativish në dialogun mes paleve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";