
Franca i qëndron më këmbëngulje idesë për reformimin e unionit, ndërsa propozimi i radhës është ai i krijimit të një organizmi evropian, anëtarë të së cilës mund të jenë edhe vende jo anëtare të BE-së, si shtete të Ballkanit Perëndimor, Ukraina ose Britania e Madhe.
Gjatë takimit zyrtar në Berlin, presidenti i rizgjedhur Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc, theksuan se i duhet dërguar një sinjal vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i lidhur ato më ngushtë me Bashkimin Evropian.
EMMANUEL MACRON
AdvertisementPRESIDENT I FRANCES
“Bashkimit Evropian i duhen procedura të përshpejtuara për t’u dhënë vendeve si Ukraina, statusin kandidat, por edhe shteteve në Ballkanin Perëndimor që nuk i përmbushin ende standardet ekonomike apo kushtetuese të BE-së, por kanë ambicie për tu bashkuar. Për këtë do të duheshin formate të caktuara politike. Nga ana tjetër, ka edhe vende si Britania e Madhe, të cilët thjesht nuk duan të jenë anëtarë të BE-së.”
Kancelari gjerman Olaf Scholz e mbështeti propozimin, por theksoi se nuk duhet hequr dorë nga procesi i zgjerimit.
OLAF SCHOLZ
KANCELAR I GJERMANISE
“Bllokadat aktuale duhet të kapërcehen për hir të përgjegjësisë ndaj Evropës dhe arsyes gjeostrategjike. Ka vende si Maqedonia e Veriut, që kanë marrë vendime shumë kurajoze, dhe që duhen shpërblyer, Kjo kurajë nuk duhet të zhgënjehet.”
Advertisement
Scholz dhe Macron paralajmëruan se do të organizojnë një samit të përbashkët franko-gjerman me vendet e Ballkanit Perëndimor në muajin qershor.