Frontex vendoset në kufirin serb, BE marrëveshje me Beogradin për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Këshilli i Bashkimit Evropian ka  dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e patrullave nga Frontex për kontrollin e kufijve .

Ekipet e Frontex-it do të dislokohen në Serbi. Ato do të ndihmojnë për të menaxhuar valët e emigrimit të paligjshëm dhe të luftojnë kundër krimeve kufitare”, thuhet në njoftimin e këshillit të BE-së.

BE-ja  ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Beogradin për këtë çështje, por ajo mundësonte veprimet e Frontex-it vetëm në kufijtë e vendeve të BE-së me Serbinë.

Marrëveshja e re do të mundësojë vendosjen e Frontex-it brenda territorit të Serbisë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";