Me 88 vota pro dhe 22 kundër Kuvendi i Maqedonisë së Veriut  ka miratuar ligjin per riorganizimin e ministrive në Qeverinë e re.

Kabineti do të ketë 20 ministri nga 16 që ka deri më tani.

Për ndryshimet e propozuara nga kryeministri i vendit  Mickoski  votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare Fronti Europian duke mundësuar sigurimin e 2/3 të votave.

Po ashtu ndryshimet e miratuara lidhen edhe me sektorët e ekonomisë dhe të administratave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Ministria e Ekonomisë do të formohet Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa sektori i energjetikës, që funksiononte në kuadër të saj, do të t’i kalojë ministrisë së Energjetikës dhe Minierave.

Sakaq është krijuar edhe ministria  e re e Sportit.

Më herët kryeministri Hristian Mickoski ka berë të ditur se përbërjen e re të Qeverisë do ta paraqesë për votim në Kuvend menjëherë pas votimit të Ligjit për Organizimin e Ministrive.

Qeveria votohet me 61 vota të deputetëve nga 120 sa ka kuvendi i Maqedonisë së Veriut./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";