minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjenden veshje ushtarake në veri, Sveçla: Dëshmi se Serbia kërkon destabilizim

0
Gjenden veshje ushtarake në veri, Sveçla: Dëshmi se Serbia kërkon destabilizim

Policia e Kosovës zhvilloi mbrëmjen e të premtes një operacion në komunën e Leposaviçit në veri, ku u gjetën dhe sekuestruan uniforma të ndryshme ushtarake përfshirë ato të serbisë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i brendshëm Xhelal svecla.

“Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Kosovës për punët e brendshme.

Që prej ngjarjes së 24 shtatorit ku mbeti i vrarë oficeri Afrim bunjaku dhe tre serbë, policia e Kosovës ka kryer disa operacione në veri ku janë gjetur sasi të mëdha armatimesh e lëndësh plasëse.

Institucionet e Kosovës, por edhe raporte të mediave kanë ngritur dyshime për përfshirje direkte apo indirekte të Serbisë në armatosjen e veriut dhe sulmin e Banjskës, por një gjë e tillë është mohuar nga Beogradi zyrtar./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit