
Një ngjarje shokuese ka ndodhur këtë të martë në Greqi.
Një 20-vjeçare është torturuar dhe mbytur nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesë nga dritareje të vogël në katin përdhes.
Advertisement
Në trupin e saj u gjetën shenja dhunë, por shkaku i vdekjes ishte mbytja.
E reja ishte nëna e një foshnje 11-muajshe. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja, e cila raportohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisement
Nga ana tjetër, burrin e saj, një 32-vjeçar, e kishin lidhur në një karrige. Ai arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti edhe qenin e familjes të varur.
Advertisement
Grabitësit arritën të grabisnin 15 mijë euro dhe bizhuteri.