
Ish-i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër drejtuesin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Kurti është antiamerikan, pasi kërkon të tërheqë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Advertisement
Grenell i bëri thirrje edhe administratës së re të presidentit Biden, që të kontrollojë dhe të ndalë veprimet e liderit të Vetëvendosjes, i cili fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Advertisement