Një 36-vjeçar shqiptar ka plagosur me armë zjarri ish të dashurën, vëllain e saj dhe një shtetas grek. Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Paleo Faliro, në Atikë.
Mediat helenase raportojnë se 36-vjeçari dyshohet se i ka zënë pritë ish të dashurës 26-vjeçare. Në momentin kur ajo ka mbërritur në vendngjarje, 36-vjeçari shqiptar ka zbritur nga makina dhe e ka sulmuar me armë zjarri, së bashku me dy personat e tjerë që ndodheshin me të.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja. Autoritetet po kryejnë hetimet për identifikimin e autorit.