Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, në krye të qeverisë do të ketë një kryeministër shqiptar. Talat Xhaferi do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike.

Ai ka dorëzuar më herë në Kuvend  përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Seanca e sotme, 28 janar, për votimin e kryeministrit të parë shqiptar dhe qeverisë së tij pritet të nisë rreth orës 11:00. Parlamenti do të debatojë lidhur me programin dhe kabinetin e Talat Xhaferit, ndërsa deri në mesnatën e së dielës pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Ditën e djeshme, 26 janar, Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë teknike. Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe opozita maqedonase, bazuar në Ligjin për zgjedhje, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një fjalim drejtuar kombit, kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, e quajti një ditë historike për shqiptarët.

“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë”, tha Ahmeti.

Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike pas marrëveshjes së vitit 2015 që synonte të pengojë manipulet në zgjedhje, duke emëruar përfaqësues të opozitës në kabinetin qeveritar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";