Horrori/ Gjendet valixhja e katërt me mbetje njerëzore në Firence

Pas disa ditësh kërkime mbi ngjarjen horrorr, në Firence është gjetur valixhja e katërt me mbetje njerëzore. Brenda saj gjendej këmba e një burri që sipas hetimeve të deritanishme, mund të jetë vrarë pesë vjet më parë. Mediat italiane shkruajnë se sipas të gjitha gjasave, një prej kufomave i përket Shpëtim Pashos 54 vjec, i cili u raportua i zhdukur me gruan e tij Teuta 52 vjec, në nëntor të vitit 2015, të dy me kombësi shqiptare. Valixhja e parë është gjetur rastësisht nga pronari i tokës, i cili ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë.

 

 “Cfarë mund t’ju them? Sipas meje valixhet mund të jenë hedhur nga autostrada sepse në të kundërt dikush do t’i kishte vënë re. Për më tepër, ka dy-tre vjet që kjo zonë nuk është shpyllëzuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Instituti i Mjekësisë Ligjore bën të ditur se në pjesën e parakrahut është zbuluar një tatuazh në formën e një spirance së bashku me emrin e qytetit të Vlorës dhe inicialeve SH.P. Këto të dhëna e përforcojnë edhe më shumë hiptotezën se kufomat i përkasin çiftit shqiptar. Sidoqoftë, kërkimet vijojnë, pasi disa pjesë të trupave mungojnë.