
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, në tubimin e tij në Malishevë akuzoi kundërshtarët që sipas tij kanë bllokuar proceset e rëndesishme të vendit.
AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTËR NË DETYRË
Advertisement“E kemi gjet këtë vend të izoluar me sanksione ekonomike nga SHBA, nga kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane, e kemi mbyll vitin me vendimin që FSK të dërgohet në misione paqeruajtëse dhe vendimin tjetër për investime amerikane në vlerë 1 miliardë euro. Në fushatë ishim kur e morëm njohjen nga Izraeli që është rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën jemi sharë në mënyrë të vazhdueshme”
Ndekohe kreu i levizjes vetevendsje, albin kurti, dhe presidentja në detyrë vjosa Osmani, kanë takuar qytetarët e shtimës ku u shprehen se ata nuk do të qeverisim për tu pasuruar por per te permisuar vendin.
ALBIN KURTI
KANDIDAT PER KRYEMINISTER
“Edhe Osmani edhe unë do të mbesim klasë e mesme. Kush i do paret del në biznes dhe e provon fatin e vetjemi bërë bashkë, e kemi realizuar koalicionin parazgjedhor. Andaj zgjedhjet e reja janë një referendum gjithëpopullorë me që rast ne synojmë një fitore të madhe që ta bëjmë shumicën popullore, shumicë parlamentare. Nuk do të bëjmë koalicione paszgjedhore sepse i kemi bërë ato parazgjedhore. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, dhe nuk do të qeverisim për tu pasuruar. Do të vazhdojmë të jemi klasë e mesme.Çdo kriminel do të zmbrapset para drejtësisë së shtetit dhe forcës së ligjit”
Advertisement
Ndërkohe votuesit jashtë vendit kanë kërkuar që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë, pasi sipas tyre shumë prej tyre nuk do të arrijnë dot në kohë për t’u llogaritur.