
Afrim Bunjaku, Rreshteri I policisë së Kosovës që u vra nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zvecanit , u përcoll këtë të hënë pasdite për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij në fshatin Samadrexhe të Vushtrisë.
Ishin më mijëra qytetarët por edhe personalitetet të jetës publike në Kosovë që I dhanë lamtumirën e fundit efektivit që dha jetën për ruajten e rendit dhe sigurise publike në vendin e tij.
Në mesin e të pranishmeve ishin edhe dy ndër Ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ai për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri I Brendshëm Taulant Balla.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.