Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave.

Sipas tij, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, në krahasim me vitin paraprak.

Rritja vjetore në çmimet ushqimore ka arritur në 43.8 për qind.

Shkalla e inflacionit ka qenë më e larta prej shtatorit të vitit 2002.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inflacioni është rritur në këtë shtet, ndërkohë që lira turke është zhvlerësuar në nivele rekorde pasi Banka Qendrore e shtetit – nën presion të presidentit, Recep Tayyip Erdogan – ka ulur normat e interesit për pesë për qind në muajin shtator.

Dobësimi i lirës i ka bërë importet, naftën dhe produktet e përditshme më të shtrenjta, duke lënë 84 milionë banorë me mungesa të gjërave të domosdoshme.

Shumë njerëz kanë blerë valuta të huaja dhe ar për të ruajtur kursimet e tyre.

Muajin e kaluar, Erdogan ka prezantuar masa të reja për të ruajtur lirën, pasi ajo atëbotë tregtohej 18.36 kundrejt dollarit amerikan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për një kohë lira është forcuar, ndonëse gradualisht ka rrëshqitur sërish.

Më 2021, ajo është zhvlerësuar për gati 44 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Erdogan insiston që ulja e normave të interesit ndikon në rritje të ekonomisë, pavarësisht se ekonomistët e thonë të kundërtën./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";