Në vijim të turit rajonal, diplomatët amerikanë Karen Donfried dhe Gabriel Escobar  u takuan me zyrtarët më të lartë në Shkup.

Uashingtoni e konsideron të vonuar hapjen e negociatave të anëtarësimi me Tiranën dhe Shkupin duke nënvizuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, nga pikëpamja gjeopolitike është çështje sigurie dhe thelbësore për stabilitetin e të gjithë rajonit por edhe të vetë unionit.

 

KAREN DONFRIED

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NDIHMES SEKRETARE E SHTETIT, SHBA

 

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i jashtëm Bujar Osmani deklaroi se në situatën e rë të sigurisë, rajoni nuk ka kohë për të humbur.

 

 

BUJAR OSMANI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MINISTER I JASHTEM, MV

 

“Ne besojmë se tani është koha e duhur që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të detyrës dhe të zhbllokojë procesin tonë të anëtarësimit duke miratuar kuadrin e negociatave dhe duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare gjatë presidencës franceze. Mungesa e progresit do të ketë pasoja të rënda për vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor, pas le hapësirë ​​për ndikime të dëmshme nga vendet e treta.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA gjithashtu kanë mbështetur nismën e bashkëpunimit rajonal, “Ballkani i Hapur.”

 

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Karen Donfried dhe i dërguari i administratës Biden në Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar do të takohen nesër në Tiranë me kryeminisrtin Edi Rama dhe zyrtarë të partisë Demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";