“Ishin shqiptarë”, momente tmerri për pronarin e një marketi në Greqi, tre persona të armatosur i hyjnë në shtëpi dhe e grabisin

Greqi – Një 49-vjeçar, pronar i një minimarketi në fshatin Kalamaki ka përjetuar momente tmerri rreth orës 20:00 të së martës, kur i kanë zënë pritë tre grabitës.

Siç tha ai për protothema.gr, gjithçka ndodhi kur dyqani u mbyll dhe ai shkoi në banesën e tij, e cila është në katin e fundit të pallatit.

Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, në banesë e priste njëri prej tre grabitësve me thikë, ndërsa pak sekonda më vonë u shfaqën edhe të tjerët, ku njëri prej tyre mbante në dorë një armë tip kallashnikov.

Tre grabitësit kanë nisur të pyesin me këmbëngulje se ku ka para dhe pasi 49-vjeçari i është përgjigjur “nuk kam”, e kanë mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe pasi kanë gjetur 4000 euro janë larguar në drejtim të panjohur.

Mediat lokale thonë se grabitësit ishin me origjinë shqiptare, bazuar në përshkrimet e mbledhura nga policia./vizionplus.tv